Ndërlidhjet

Në Afganistan raportohet për 6 policë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët afganë njoftojnë se një shpërthim në pjesën jugore të vendit ka lënë të vrarë gjashtë policë lokal.

Mohammad Ibrahim, shefi i policisë i distriktit Nad Ali i Provincës Helmand, tha se shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një veturë e policisë hasi në një bombë të vendosur në rrugë.

Viktimat janë anëtarë të Policisë Lokale të Afganistanit, një njësi mbrojtëse e fshatit, që mbikqyret nga Ministria e Punëve të Brendshme.
XS
SM
MD
LG