Ndërlidhjet

logo-print

Protestë në Pakistan për plagosjen e Malala Yousafzai


Malala Yousafzai duke u trajtuar në spital

Malala Yousafzai duke u trajtuar në spital

Më shumë se 100 aktivistë në veriperëndim të Pakistanit protestuan sot ndaj aktit të gjuajtjes me armë të 14 vjeçares Malala Yousafzai nga talibanët.

Grupi paqësor pakistanez, Amn Tahreek, apo Lëvizja Paqësore, ka organizuar një protestë në Peshaëar, vendin ku Malala Yousafzai është duke u trajtuar në spitalin ushtarak.

Malala, e cila fitoi famë ndërkombëtare për shkak të ditarëve të saj për mizoritë e talebanëve, është lënduar dje, gjatë një sulmi, duke u kthyer nga shkolla e saj.

Gjatë dy viteve të fundit ajo kishte fituar çmime vendore dhe ndërkombëtare për përshkrimin e gjendjes së popullit të saj, përmes blogjeve për BBC në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG