Ndërlidhjet

Toyota tërheq 7.4 milion automjete


Ilustrim
Ilustrim
Toyota ka paralajmëruar se do t’i kthejë mbrapa 7.43 milion automjete në gjithë botën, për të rregulluar një defekt në butonin e dritareve.

Prodhuesi gjigand i automjeteve japoneze tha sot se më shumë se 12 modele të automjeteve të Toyotas, të prodhuara ndërmjet viteve 2005 dhe 2010, do të kthehen mbrapa.

Ky vendim më së shumti ka ndikim në automjetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe Evropë.

Ky është kthimi më i madh që nga viti 1996, kur Fordi tërhoqi 8 milionë vetura për t’ua zëvendësuar një defekt në çelësin e ndezjes.
XS
SM
MD
LG