Ndërlidhjet

Lirim Jakupi lirohet nga të gjitha akuzat


Ilustrim

Ilustrim

Zyra për media e EULEX-it njofton se në Gjykatën e Qarkut të Gjilanit, trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendas e ka liruar Lirim Jakupin nga të gjitha akuzat.

I pandehuri është duke e vuajtur dënimin me burgim në burgun e Dubravës për një rast tjetër.

Jakupi akuzohej se, ndërmjet 1 dhe 7 marsit të vitit 2003, në afërsi të vijës së kufirit administrativ ndërmjet Pikë-kalimit 5 në Kosovë dhe postbllokut policor në ose afër Konçulit të Serbisë, ai dhe të tjerë, kanë tentuar të kryejnë një vepër terroriste.

Jakupi akuzohej për veprat penale të tentimit të kryerjes së veprës terroriste me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, posedimit të paautorizuar të armëve dhe/ose substancave eksploduese, dhe bërjes ose blerjes së armëve ose substancave eksploduese.
XS
SM
MD
LG