Ndërlidhjet

Franca arreston 12 terroristë të dyshuar


Foto arkivi

Foto arkivi

Autoritetet franceze thonë se kanë gjetur materiale për krijimin e bombave dhe dy armë gjatë hetimit të disa të dyshuarve islamikë.

Prokurori i Parisit, Francois Molins, tha se policia ka gjetur materialet që përfshijnë nitrat kaliumi, sulfur dhe drita të kuqe në një zonë parkimi në periferi të kryeqytetit dhe ka arrestuar 12 të dyshuar për terrorizëm.

Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në bombardimet e një dyqani ushqimor në veri të Parisit në muajin shtator, ku një person ka mbetur i lënduar.

Molins tha se ndalimi i tyre do të zgjatet për 24 orë, duke shtuar se bëhet fjalë për një rrjet shumë të rrezikshëm terrorist.
XS
SM
MD
LG