Ndërlidhjet

Lirohet njëra anëtare e “Pussy Riot”-it


Moskë, 10 tetor 2012.

Moskë, 10 tetor 2012.

Gjykata e Apelit në Moskë ka liruar me kusht njërën anëtare të grupit “Pussy Riot”, ndërsa ka urdhëruar qëndrimin në burg për dy anëtarët e tjera të grupit.

Gjykata ka lëshuar lirimin me kusht për Yekaterina Samutsevichin.

Tri vajzat janë dënuar për huliganizëm, “të motivuar nga urrejtja fetare”, pas një performance në një katedrale të Moskës kundër presidentit Vladimir Putin.

Vajzat thonë se nuk kanë kryer ndonjë krim, pasi protesta e tyre ka qenë politike dhe jo sulm ndaj fesë.

Burgosja e tyre ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG