Ndërlidhjet

Nobelin për Kimi e merr dyshja amerikane


Stokholm
Stokholm
Çmimi Nobel për Kimi këtë vit ka shkuar për dy hulumtuesit amerikanë, Robert Lefkowitz dhe Brian Kobilka.

Të dy ata kanë studiuar proteinat që u mundësojnë qelizave të trupit t’iu përgjigjen sinjaleve nga jashtë.

Të mërkurën, shkencëtarët francezë dhe amerikanë, Serge Haroche dhe David Wineland, janë nderuar me Çmimin Nobel për Fizikë për punën e tyre në optikën kuantike.

Çmimi për mjekësi ka shkuar për britanikun John Gurdon dhe japonezin Shinya Yamanaka për ndryshimin e qelizave të rritura në qeliza burimore.

Çmimi prestigjioz i Nobelit nderon arritjet e njerëzve në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi, ekonomi dhe në promovimin e paqes.
XS
SM
MD
LG