Ndërlidhjet

Fuele: Shqipëria të marrë statusin


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, por me kusht.

Në fjalën e tij në Parlamentin Evropian, Feule ka thënë se Komisioni rekomandon që Këshilli Evropian duhet t’i ofrojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, në varësi të plotësimit të masave kyçe në fushat e reformave të gjyqësorit dhe administratës publike, si dhe rishikimit të rregullores së parlamentit.

Feule ka thënë se Komisioni do të marrë gjithashtu parasysh angazhimin e shfaqur nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë hetimet proaktive dhe ndëshkimet e këtyre rasteve.
XS
SM
MD
LG