Ndërlidhjet

Turqia do t’i përgjigjet Sirisë me “forcë më të madhe”


Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke, gjenerali Necdet Ozel.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke, gjenerali Necdet Ozel.
Ushtria turke ka thënë se do të përgjigjet me “forcë më të madhe” nëse Siria vazhdon me hedhjen e granatave në territorin turk.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke, gjenerali Necdet Ozel, i ka bërë këto komente gjatë qëndrimit në qytetin ku predhat e Sirisë, ditë më parë, kanë vrarë pesë civilë.

Sulmi ka shkaktuar tensione ndërmjet dy vendeve, që kanë vazhduar me shkëmbim zjarri.

Komentet e Ozelit vijnë një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se aleanca “ka të gjitha planet e duhura për të mbrujtur Turqinë nëse është e nevojshme”.

Në zonat përreth kufirit me Turqinë, ushtria e Sirisë po lufton kryengritësit rebelë.

Këta të fundit janë ngritur kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG