Ndërlidhjet

Panetta kërkon ekipe shtesë nga NATO-ja për Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që të ndihmojnë për të plotësuar mungesën e ekipeve ndihmëse të sigurisë në Afganistan.

Panetta i ka bërë këto komente në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Zyrtari amerikan ka kërkuar sigurimin e 58 ekipeve ndihmëse, në mënyrë që forcat afgane të sigurisë të arrijnë kapacitetet dhe të marrin kontrollin e sigurisë në vend në fund të vitit 2014.

Panetta po ashtu ka thënë se janë ndërmarrë veprime efektive për të ndaluar “sulmet e brendshme”.

Të paktën 52 ushtarë të NATO-s janë vrarë nga forcat afgane të sigurisë apo militantë të veshur me uniformë.
XS
SM
MD
LG