Ndërlidhjet

Iraku kundër ndërhyrjes së NATO-s në Siri


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, i ka bërë thirrje NATO-s të mos ndërhyjë në konfliktin sirian, nën pretekstin e mbrojtjes së Turqisë.

Al-Maliki ka thënë se raportet e Turqisë për sulme vdekjeprurëse nga Siria “janë të ekzagjeruara” dhe ka akuzuar Ankaranë se po bën përpjekje të fusë NATO-n në Siri.

Aleanca ka thënë të martën se ka “të gjitha planet e duhura” për të mbrojtur Ankaranë nëse është e nevojshme.

Al-Maliki i ka bërë komentet e sotme në Rusi, ku po qëndron për vizitë treditore.

Ai pritet të takojë sot presidentin rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG