Ndërlidhjet

logo-print

NATO nuk zvogëlon praninë në Kosovë


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

NATO-ja nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve në Kosovë, të cilët shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen, pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

“Në Kosovë, nuk kemi plane të zvogëlojmë praninë e trupave në të ardhmen e afërt. Siç e dini, ne kemi ambicie që gradualisht të reduktojmë forcat tona atje, nëse situata e sigurisë vazhdon të përmirësohet. Por, për shkak të situatës së paqëndrueshme që kemi parë gjatë 12 muajve të fundit, ne kemi shtyrë vendimin për reduktimin e trupave tanë në Kosovë”, ka thënë Rasmussen para gazetarëve.

Rasmussen u është referuar kryesisht incidenteve në veri të Mitrovicës, që kanë pasuar aksionin e Qeverisë së Kosovës, në korrik të vitit 2011, për të futur nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.
XS
SM
MD
LG