Ndërlidhjet

Jahjaga mirëpret miratimin e Studimit të Fizibilitetit


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur miratimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Studimi i Fizibilitetit konfirmon se Kosova është e gatshme për të hapur negociatat për MSA-në, pas përmbushjes së prioriteteve afatshkurtra, thuhet në deklaratën e zonjës Jahjaga.

Sipas presidentes, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit paraqet hapin e parë të madh të vendit në rrugën e anëtarësimit dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, proces ky që, sipas saj, është në një vijë me politikën e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Studimi i Fizibilitetit është miratuar sot nga Komisioni Evropian.
XS
SM
MD
LG