Ndërlidhjet

logo-print

Berlini kritikon policinë e EULEX-it për dështime

  • RFE /RL

EULEX

EULEX

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, ka thënë se policia e Bashkimit Evropian në Kosovë “është në rrugë të gabuar” dhe se duhet të riorganizohet.

Duke folur para takimit të NATO-s për situatën në Kosovë, Maiziere ka thënë se dështimet e policisë së EULEX-it për të kryer punën e saj, po u vënë një barrë të paarsyeshme forcave të NATO-s.

“Gjermania nuk është e kënaqur me situatën. Kemi nevojë për një fillim të ri, emër të ri, strukturë të re, nejrëz të rinj dhe mandat të ri. Në çdo rast, ajo është në rrugë të gabuar. Ne duhet ta zgjidhim këtë në nivel të BE-së”, ka thënë ministri gjerman para gazetarëve në Bruksel.

Berlini ka 1,330 trupa në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. (v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG