Ndërlidhjet

“Dragon” arrin në Stacionin e Hapësirës


Kapsula "Dragon"

Kapsula "Dragon"

Kapsula private “Dragon” ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pas dy ditësh e gjysmë fluturimi nga baza Cape Canaveral e Floridas.

Anija kozmike ka bartur ushqim dhe furnizime për ekuipazhin e stacionit në hapësirë, përfshirë edhe akullore.

Ajo do të mbetet atje për afro tre javë.

“Dragon” i takon kompanisë SpaceX, me seli në Kaliforni, e cila ka një kontratë prej 1.6 miliard dollarësh me Agjencinë Amerikane të Hapësirës NASA për të dërguar furnizime në Stacionin e Hapësirës.
XS
SM
MD
LG