Ndërlidhjet

Mongolia heq statujën e Leninit


Ulan Bator
Ulan Bator
Statuja e Vladimir Leninit së shpejti do të hiqet nga kryeqyteti i Mongolisë, Ulan Bator.

Autoritetet kanë thënë se statuja e themeluesit të Partisë Komuniste të Rusisë dhe e Bashkimit Sovjetik, e vendosur në qendër të Ulan Batorit 58 vjet më parë, duhet të hiqet dhe të shitet në ankand.

Vendimi është iniciuar nga kryetari i Ulan Batorit, Bat-Uul Erdene, i cili përfaqëson Partinë Demokratike të Mongolisë.

Kjo parti ka marrë pushtetin pasi ka fituar zgjedhjet parlamentare në muajin qershor.

Mongolia ka qenë aleat i afërt i Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG