Ndërlidhjet

BE kundër dënimit me vdekje


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Bashkimi Evropian kundërshton dënimin me vdekje në të gjitha rastet dhe në të gjitha rrethanat e mundshme, është kumtuar nga Komisioni Evropian me rastin e 10 tetorit, Ditës Botërore kundër Dënimit me Vdekje.

"Dënimi me vdekje është mizor dhe johuman dhe në asnjë mënyrë nuk është treguar si pengesë për krimin. Bashkimi Evropian e konsideron heqjen e tij si thelbësore për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, si dhe për zhvillimin progresiv të të drejtave të njeriut", thuhet në deklaratën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Pesëdhjetetetë shtete të botës mbajnë ende dënimin me vdekje, kurse në mesin e tyre 20 shtete edhe e zbatojnë.

Bjellorusia është i vetmi shtet evropian, ku zbatohet dënimi me vdekje.
XS
SM
MD
LG