Ndërlidhjet

Khamenei apelon për unitet kundër sanksioneve


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje zyrtarëve të vendit të përmbahen nga akuzat e ndërsjella dhe të kthejnë unitetin ndaj sanksioneve ndërkombëtare.

Në një fjalim televiziv, Khamenei ka thënë se zyrtarët iranianë “duhet t’i dinë dhe pranojnë përgjegjësitë e tyre dhe të mos fajësojnë njëri-tjetrin”.

Ai ka pranuar se sanksionet ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit kanë shkaktuar probleme, por ka shprehur bindjen se Republika Islamike do të tejkalojë vështirësitë.

Komentet e tij pasojnë ndarjet ndërmjet agjencive qeveritare të Iranit dhe fraksioneve politike për shkak të rënies drastike të monedhës kombëtare në javët e fundit.

Dobësimi i rialit ka shkaktuar rënie në të ardhurat e naftës së Iranit.

Irani thuhet se po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta me Irakun.
XS
SM
MD
LG