Ndërlidhjet

“Sulmet e brendshme” nuk ndikojnë misionin e NATO-s


Panetta dhe Rasmussen - Bruksel, 10 tetor 2012.
Panetta dhe Rasmussen - Bruksel, 10 tetor 2012.
NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se sulmet e afganëve në uniformë kundër ushtarëve të huaj nuk do të pengojnë Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë nga kryerja e misionit të saj në Afganistan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, i kanë bërë këto komente në fund të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

Sulmet e policëve dhe ushtarëve afganë ndaj trupave ndërkombëtare kanë vrarë rreth 50 ushtarë të huaj këtë vit.

Ka pasur shqetësime se të ashtuquajturat “sulme të brendshme” mund të zvogëlojnë besimin ndërmjet trupave afgane dhe atyre të NATO-s.

Rasmussen e ka quajtur situatën një “sfidë të vërtetë” dhe ka premtuar se do ta trajtojë “shumë seriozisht”.
XS
SM
MD
LG