Ndërlidhjet

Rusia kërkon bisedime mes Turqisë e Sirisë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Turqia dhe Siria duhet të nisin bisedime të drejtpërdrejta për të kapërcyer pasojat e incidenteve kufitare, që kanë ndodhur ditëve të fundit, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

“Siç tregon përvoja, duket se vendosja e kontaktit direkt është mënyra më e mirë për zgjidhjen e situatës”, ka thënë Lavrov.

Ai ka thënë se pala siriane është e gatshme të bisedojë me Turqinë dhe ka shfaqur shpresën se Ankaraja do të bëjë hapa në këtë drejtim.

Tensionet ndërmjet Turqisë dhe Sirisë kanë nisur të mërkurën e kaluar, kur një predhë nga Siria ka goditur në një qytet kufitar të Turqisë, duke vrarë pesë civilë, si dhe duke shkaktuar sulme të njëpasnjëshme artilerie nga Turqia.

Në zonat përreth kufirit me Turqinë, ushtria e Sirisë po lufton kryengritësit rebelë.

Këta të fundit janë ngritur kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG