Ndërlidhjet

Ushtria turke ndalon aeroplanin sirian


Ushtria turke
Ushtria turke
Aeroplanët ushtarakë të Turqisë kanë detyruar një avion pasagjerësh të Sirisë të aterojë në aeroportin e Ankarasë.

Aeroplani Airbus A-320 po fluturonte nga Moska për në Damask.

Zyrtarët turq kanë dyshuar se ai mund të barttë armë nga Rusia për regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Aeroplani me 37 pasagjerë dhe ekuipazhin më pas është lejuar të largohet, edhe pse disa prej ngarkesave të tij janë ndaluar.

Ankaraja më pas ka paralajmëruar linjat ajrore turke të shmangin përdorimin a hapësirës ajrore të Sirisë për shkaqe të sigurisë.

Tensionet mes dy vendeve kanë arritur kulmin kur një predhë e Sirisë ka goditur javën e kaluar në territorin turk, duke vrarë pesë civilë.

Turqia është përgjigjur me sulme artilerie.
XS
SM
MD
LG