Ndërlidhjet

Armstrongu ka përdorur “droga të sofistikuara”


Lance Armstrong
Lance Armstrong
Agjencia anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara ka thënë se çiklisti Lance Armstrong dhe ekipi i tij kanë qenë në qendër të “programit më të sofistikuar të drogave në botën e sporteve”.

Agjencia ka publikuar 200 faqe raport kundër Armstrongut, përfshirë dëshminë e 11 ish-shokëve të grupit.

Raporti akuzon Armstrongun se fitoret e tij janë varur nga drogat dhe se ka kërkuar nga shokët e tij të bëjnë të njëjtën gjë.

Armstrong, 41 vjeç, mbijetues i kancerit, i ka hedhur poshtë akuzat se ai ka marrë substanca të palejuara gjatë karrierës së tij.

Ai konsiderohej si një nga sportistët më të mëdhenj në çiklizëm. Në muajin gusht, Agjencia anti-Drogë e SHBA-së i ka hequr Armstrongut shtatë tituj të Tour de France.
XS
SM
MD
LG