Ndërlidhjet

Standard&Poor’s ul vlerësimin për Spanjën


Selia e Standard&Poor's në Nju Jork

Selia e Standard&Poor's në Nju Jork

Agjencia e vlerësimit Standard&Poor’s ka ulur vlerësimin e saj për borxhin e Spanjës me dy pikë.

S&P ka thënë se recesioni i gjatë, papunësia e lartë dhe trazirat sociale janë duke kufizuar opsionet e qeverisë për të frenuar krizën financiare të vendit.

Agjencia me seli në Shtetet e Bashkuara tani rendit Spanjën në kategorinë BBB-, çfarë është statusi më i ulët i saj.

Vlerësimi i ulët mund të rrisë më tej koston e lartë të Madridit për huamarrje.
XS
SM
MD
LG