Ndërlidhjet

Rritet numri i dëbimeve me forcë në Kinë


Amnesty International
Amnesty International
Organizata Amnesty International ka vënë në pah se rastet, në të cilat autoritetet kineze dëbojnë me forcë njerëzit nga shtëpitë e tyre, janë rritur ndjeshëm.

Grupi për të drejtat e njeriut ka thënë se dëbimet me forcë janë kërcënim serioz për stabilitetin social dhe politik.

Dëbimet me forcë kanë qenë të zakonshme në Kinë pasi miliona banorë janë detyruar të zhvendosen për të gjetur mënyra për zhvillimin e pasurive të patundshme.

Por, raporti i Amnesty International, i publikuar sot, thotë se dëbimet janë përshkallëzuar në tre vjetët e fundit, gjatë “lulëzimit të ndërtimeve të nxitura nga stimujt masivë, pas krizës globale financiare”.
XS
SM
MD
LG