Ndërlidhjet

Shpërthim në Pakistan, disa të vrarë


Pakistan
Pakistan
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët kanë thënë se sulmi ka ndodhur në rajonin fisnor Sunzu Darra, ku ushtria është e përfshirë në operacionet kundër militantëve talibanë dhe atyre të Al Kaidës.

Raportet thonë se eksplozivi është vendosur në një karrocë gomari.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talibanët dhe militantët e tjerë islamikë vazhdimisht qëllojnë forcat e sigurisë në zonat përgjatë kufirit me Afganistanin.

Sulmet e tilla vrasin shpesh edhe civilë.
XS
SM
MD
LG