Ndërlidhjet

Moska kërkon shpjegime nga Ankaraja


Aeroplani që kanë ndaluar autoritetet turke.

Aeroplani që kanë ndaluar autoritetet turke.

Rusia ka kërkuar shpjegime nga Ankaraja se përse autoritetet e saj kanë ndaluar një aeroplan civil të Sirisë që udhëtonte nga Moska për në Damask.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se zyrtarët turq nuk kanë lejuar stafin diplomatik të Rusisë të kontaktojë me 17 shtetasit rusë, që ndodheshin në bordin e aeroplanit.

Aeroplani është lejuar të largohet pas tetë orësh qëndrimi në Aeroportin e Ankarasë dhe pasi një pjesë e ngarkesave të tij është konfiskuar.

Raporte të pakonfirmuara thonë se materiali i konfiskuar përfshin pajisje ushtarake të komunikimit.

Qeveria e Sirisë ka akuzuar Turqinë për “pirateri ajrore”.

Turqia ka vendosur embargo armësh ndaj Sirisë, vitin e kaluar.

Tensionet mes dy vendeve kanë arritur kulmin kur një predhë e Sirisë ka goditur javën e kaluar në territorin turk, duke vrarë pesë civilë.

Turqia është përgjigjur me sulme artilerie.
XS
SM
MD
LG