Ndërlidhjet

Nis seanca dëgjimore kundër Madonnës


Madonna
Madonna
Një gjykatë ruse do të nisë sot seancën dëgjimore kundër yllit amerikan të popit, Madonna.

Një grup i aktivistëve anti-homoseksualë ka ngritur padinë në gjykatën e Shën Petersburgut pasi Madonna ka shprehur mbështetje për homoseksualët gjatë një performance të saj në qytet, në muajin gusht.

Madonna u ka bërë thirrje rusëve të respektojnë të drejtat e homoseksualëve.

Aktivistët thonë se ylli i popit ka thyer ligjin që ndalon propagandën e homoseksualitetit.

Padia parasheh gjobën prej 10 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG