Ndërlidhjet

logo-print

Protestuesit në Kirgizi kërkojnë lirimin e opozitarëve


Protesta e sotme në Osh

Protesta e sotme në Osh


Më shumë se 400 protestues në qytetin jugor të Oshit në Kirgizi kanë kërkuar lirimin e tre pjesëtarëve opozitar të parlamentit.

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar nga autoritetet vendore që t’u lejohet vendosja e tendave tradicionale në qendër të Oshit, ku ata planifikojnë të mbajnë grevë urie.

Ata kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime publike nëse nuk u lejohet vendosja e tendave.

Ndërkohë, 18 gra ndodhen në grevë urie që nga e premta në qytetin jugor, Jalal-Abad, me kërkesën që të lirohen politikanët opozitar.
XS
SM
MD
LG