Ndërlidhjet

logo-print

Fituesi i Nobelit për Letërsi

  • RFE /RL

Shkrimtari kinez, Mo Yan është fituesi i këtij viti i çmimit Nobel për Letërsi.

Këtë lajm e bëri të ditur sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, Peter Englund, gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi, në Stokholm.

Mo, 57, është i pari kinez që fiton Çmimin Nobel për Letërsi. Si të gjitha çmimet tjera Nobel, edhe ai i letërsisë ka vlerën 1.2 milionë dollarë.

Mo u bë i famshëm me romanin e tij “Red Sorghum”, e cila u publikua në vitin 1987. Romani është një tregim për dashurinë dhe përplasjet kundër luftës anti-japoneze.

Ai u inskenua në një film, i cili fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, në vitin 1988.

Romani i fundit i Mosë, “Frogs”, i publikuar në Kinë në vitin 2009, kritikon rregullin e qeverisë kineze që kërkon nga familjet lindjen e vetëm një fëmije.

Mo Yan është nofka e shkrimtarit, që po të përkthehet nga kinezishtja, i bie “mos fol”. Emri i tij i vërtetë është Guan Moye.

Çmimi Nobel për Letërsi, për vitin 2012, i ndahet shkrimtarit kinez Mo Yan, realizmi i të cilit ndërthurë tregimet e folklorit, historisë dhe ato bashkëkohore”, ka thënë Englund.

Autorët evropianë kanë fituar katër nga pesë çmimet e kaluara. Vitin e kaluar, fitues i çmimit për letërsi ishte poeti suedez Tomas Transtromer.

Çmimi Nobel për Paqe do të bëhet i ditur të premten, më 12 tetor.

Çmimet prestigjioze do të shpërndahen më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së Nobelit në vitin 1896.(g.k.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG