Ndërlidhjet

Malala Yousafzai zhvendoset në një spital tjetër


Malala Yousafzai e shtrirë në spital

Malala Yousafzai e shtrirë në spital


Zyrtarët në Pakistan thonë se adoleshentja e cila mori disa plagë gjatë një sulmi të talibanëve këtë javë, është zhvendosur në një qendër mjekësore në qytetin verior, Rawalpindi.

Malala Yousafzai, 14 vjeçare, ishte shtruar në një spital ushtarak në Peshawar, pasi ishte goditur të martën në kokë dhe në qafë, në afërsi të luginës Swat.

Masood Kausar, guvernatori i provincës Khyber Pakhtunkhwa u tha sot reporterëve se Yousafzai është dërguar në spirtalin më të mirë ushtarak në Rawalpindi. Ai tha se gjendja e saj është përmirësuar, por ende nuk është jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet pakistaneze kanë ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për ata që i kapin sulmuesit e saj.
XS
SM
MD
LG