Ndërlidhjet

logo-print

Çekia shpreson t’i shesë aeroplanë Irakut


Ministri çek i mbrojtjes, Alexandr Vondra dhe gjenerali i forcave të përbashkëta të Irakut, Babakir Al Zibari ( foto nga arkivi)

Ministri çek i mbrojtjes, Alexandr Vondra dhe gjenerali i forcave të përbashkëta të Irakut, Babakir Al Zibari ( foto nga arkivi)

Kryeministrat e Republikës Çeke dhe Irakut thanë se vendet e tyre janë duke e negociuar mundësinë e një marrëveshjeje për ta furnizuar ushtrinë e Irakut me aeroplanë ushtarakë.

Pas takimit me homologun e tij irakian, kryeministri çek, Petr Necas tha se minsitrat e mbrojtjes së të dyja vendeve pritet të diskutojnë për hollësitë.

Ministri çek i mbrojtjes, Alexandr Vondra tha se vendi i tij mund t’i shesë deri në 28 aeroplanë luftarakë dhe të trajnimit.

Ai tha se ende nuk dihet se kur mund të përfundojë kjo marrëveshje, pë të cilën janë duke negociuar që dy vjet.

Nga ana tjetër, kryeministri irakian, Nuri al-Maliki tha se Iraku e ka një ofertë edhe nga SHBA-të dhe duhet të vendosë se cilët aeroplanë janë më të mirë për vendin e tij.
XS
SM
MD
LG