Ndërlidhjet

logo-print

Nga shpërthimet me bombë, 13 të vrarë në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Në dy incidente të ndara me bombë në provincën Balochistan të Pakistanit kanë mbetur sot të vrarë të paktën 13 persona.

Zyrtari i lartë i policisë, Ghulam Ali Lashari tha se bomba e parë shpërtheu jashtë një tregu në qytezën Sibi, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 24 të tjerë. Shpërthimi gjithashtu shkatërroi edhe disa dyqane.

Disa orë më vonë, rreth 200 km më larg, një bombë në rrugë u godit nga një makinë që bartte zyrtarë të policisë së qytetit Dera Bugti.

Zyrtari lokal i policisë, Shehbaz Khan tha se sulmi la të vrarë tre zyrtarë të policisë dhe dy të tjerë të lënduar.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në këtë rajon operojnë talibanët si dhe separatistët etnikë të Balochistanit.
XS
SM
MD
LG