Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet seanca dëgjimore kundër Madonës


Madonna gjatë koncertit të saj në muajin gusht në Moskë

Madonna gjatë koncertit të saj në muajin gusht në Moskë

Një gjykatë në qytetin rus të Shën Petersburgut e ka shtyrë seancën e sotme dëgjimore kundër yllit amerikan të popit, Madonna.

Një grup i aktivistëve anti-homoseksualë ka ngritur padinë në gjykatën e Shën Petersburgut pasi Madonna ka shprehur mbështetje për homoseksualët gjatë një performance të saj në qytet, në muajin gusht.

Aktivistët thonë se ylli i popit ka thyer ligjin që ndalon propagandën e homoseksualitetit. Padia parasheh gjobën prej 10 milionë dollarësh.

Ndërkohë, seanca e sotme dëgjimore është shtyrë për datën 25 tetor, për shkak të konfuzitetit lidhur me organizatorët e koncertit të Madonës, ndaj të cilëve aktivistët gjithashtu planifikojnë të ngrisin padi.
XS
SM
MD
LG