Ndërlidhjet

logo-print

Papunësia në Greqi arrin në 25 përqind


Ilustrim

Ilustrim

Shifrat zyrtare të lëshuara sot në Greqi tregojnë se papunësia në vend ka arritur në 25.1 % në muajin korrik, shifër kjo rekorde për Greqinë.

Me pritjet që Greqia të hyjë në një recesion gjashtë vjeçar, analistët parashikojnë që papunësia në vend do të vazhdojë të rritet.

Agjencia Heleniste e Statistikave nënvizoi gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhet Greqia, duke bërë krahasimin me shifrën e papunësisë të muajit korrik të vitit të kaluar, që arrinte në 17.8 %.

Ndërkohë bëhet e ditur se numri i të papunëve në mesin e të rinjve arrinë shifrën prej 50 %.

Ky lajm për shifrat e larta të papunësisë në Greqi vjen në kohën kur Athina është duke i vazhduar bisedimet me kreditorët e saj, me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Qëndrore Evropiane dhe Bashkimin Evropian, për një paketë të re të ndihmës.
XS
SM
MD
LG