Ndërlidhjet

Bangladesh: Të paktën 17 të vdekur nga shirat tropikale


Ilustrim

Ilustrim

Raportohet se si pasojë e stuhive të shiut në jug të Bangladeshit sot kanë mbetur të vdekur të paktën 17 persona, janë lënduar edhe dhjetëra të tjera, si dhe janë vërshuar me qindra fshatëra.

Gazeta Daily Star raporton se shirat tropikale në Gjirin e Bengalit gjithashtu kanë shkatërruar me qindra kasolle, të ndërtuara nga balta dhe kashta, si dhe kanë rrëzuar shumë drunjë dhe shtylla elektrike.

Ndërkohë, drunjtë e rrëzuar kanë bllokuar rrugët dhe shumë vendbanime, si Bhola, Hatia dhe Chittagong, të cilat kanë mbetur në terr, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, raportojnë mediat.

Ky rajon ndodhet 215 kilometra larg nga kryeqyteti Dhaka.

Zyrtarët qeveritar ende nuk kanë dhënë komente lidhur me ngjarjen tragjike.
XS
SM
MD
LG