Ndërlidhjet

logo-print

Zyrtarët afganë i largojnë klerikët e huaj nga Kandahari


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë afganë të sigurisë thonë se kanë përjashtuar 35 klerikë të huaj islamik nga jugu i Afganistanit.

Këta klerikë, 31 prej të cilëve ishin nga Pakistani ndërsa 4 të tjerë nga Irani, autoritetet vendore i kanë larguar nga xhamitë në distriktin Dand, në jug të provincës së Kandaharit.

Ata të gjithë akuzohen se i kanë inkurajuar vendësit për të zhvilluar një “xhihad”, apo luftë të shenjtë, kundër qeverisë afgane.

Ahmadullah Naziq, guvernator i distriktit Dand të provincës së Kandaharit i tha shërbimit për Afganistan të Radios Evropa e Lirë se klerikët pakistanezë kishin ardhur nga provinca e Baluchistanit.

Ai tha se atyre u janë gjetur letërnjoftimet e Pakistanit, por nuk kishin dokumente të vlefshme të udhëtimit.

Naziq shtoi se edhe katër shtetasit e Iranit gjithashtu janë larguar nga Kandahari.
XS
SM
MD
LG