Ndërlidhjet

Në aeroplanin sirian janë gjetur rezerva ushtarake ruse


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha sot se një aeroplan sirian i pasagjerëve, që është detyruar të zbarkonte në Ankara, po bartte rezerva ushtarka ruse, të destinuara për ushtrinë siriane.

Pas paralajmërimeve nga shërbimet e inteligjencës, autoritetet turke e detyruan të zbarkonte në Ankara një aeroplan sirian të pasagjerëve, i cili po udhëtonte nga Moska për në Damask.

Rusia ka kërkuar sot shpjegime nga Ankaraja për arsyet e ndaljes së aeroplanit. Ministria e Jashtme Ruse njoftoi se zyrtarët turq kishin refuzuar t’i lëshonin leje stafit diplomatik rus që të hynte në bordin e aeroplanit, ku ndodheshin 17 qytetarë rus, gjatë periudhës tetë orëshe sa ishte ndaluar fluturimi.

Aeroplanit me 37 pasagjerë i ishte lejuar ikja nga aeroporti i Ankarasë, pa kontrollit të mallërave.

Edhe Qeveria e Sirisë e ka akuzuar sot Turqinë për “pirateri ajërore”.
XS
SM
MD
LG