Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja emëron ambasadorin e ri në Libi


Chris Stevens, ish-ambasadori amerikan në Libi, i vrarë muajin e kaluar në Benghazi

Chris Stevens, ish-ambasadori amerikan në Libi, i vrarë muajin e kaluar në Benghazi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë emëruar sot Laurence Pope ambasador të ri të SHBA-së në Libi, për ta zëvendësuar Christopher Stevens, i cili u vra gjatë një sulmi muajin e kaluar në konsulatën amerikane në Benghazi.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland e bëri të ditur lajmin, duke thënë se emërimi i Pope “thekson përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për një marrëdhënie ndërmjet të dyja shteteve dhe për njerëzit e Libisë, përderisa ata po lëvizin përpara në tranzicionin e tyre për një qeveri demokratike”.

Pope veçse ka arritur në Tripoli. Në mesin e shumë posteve, ai më herët ka shërbyer si ambasador i Çadit.
XS
SM
MD
LG