Ndërlidhjet

Azerbajxhani kritikon rënien e prodhimit të naftës


Fushë e naftës jashtë kryeqytetit Baku

Fushë e naftës jashtë kryeqytetit Baku

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e ka kritikuar konsorciumin e udhëhequr nga British Petroleum për një rënie në prodhim në Detin Kaspik, fushën më të madhe të naftës së këtij vendi.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një interviste televizive, duke theksuar se rënia ishte shkaktuar nga gabimet e shumta të konsorciumit.

Aliyev tha se volumi i prodhimit në këtë fushë gjatë viteve të fundit ka qenë më i ulët sesa parashikimet e konsorciumit, gjë që i ka shkaktuar Azerbajxhanit 8 milardë dollarë humbje.

Ndërkohë një zëdhënës i konsorciumit tha se British Petroleum është duke punuar bashkërisht me kompaninë shtetërore të naftës për t’i adresuar problemet në prodhim.
XS
SM
MD
LG