Ndërlidhjet

logo-print

Franca ratifikon Traktatin Fiskal Evropian


Senati, dhoma e lartë e parlamentit francez

Senati, dhoma e lartë e parlamentit francez

Franca sot u bë shteti i 14-të që ratifikoi Traktatin Fiskal Evropian, pas miratimit të një projektligji nga Senati, duke e bërë këtë pakt ligj kombëtar.

Ky projektligj, i cili e detyron Francën të shkojë drejt një disipline buxhetore strikte, u miratua me 306 vota për dhe 32 kundër.

Asambleja Kombëtare, që është dhoma e ulët e parlamentit, e kishte aprovuar këtë projektligj të martën.

Franca është shteti i dhjetë i eurozonës që e ka miratuar këtë Traktat të sponzoruar nga Gjermania, i cili u kërkon shteteve që ta shtojnë një “rregull të artë” në buxhetet e ekuilibruara të ligjeve të tyre kombëtare.
XS
SM
MD
LG