Ndërlidhjet

Familjarët e viktimave të Srebrenicës padisin Holandën


Srebrenica (Foto nga arkivi)
Srebrenica (Foto nga arkivi)
Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës e kanë paditur Holandën në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.

Rreth 8000 djemë dhe burra myslimanë u vranë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995, në një zonë të mbrojtur nga paqëruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara, të cilësuar si “strehë e sigurt”.

Grupi i familjarëve të viktimave ka ngritur padi ndaj Holandës, pas një vendimi të Gjyaktës Supreme të këtij vendi, i cili thotë se Kombet e Bashkuara nuk mund të ndiqen penalisht nga një gjykatë kombëtare.

Ky grup dëshiron që këtë vendim ta kthejë prapa, në Gjykatën Evropiane në Strasburg.
XS
SM
MD
LG