Ndërlidhjet

Rusia dëshiron të dalë nga Programi i Çmontimit Bërthamor


Ilustrim

Ilustrim


Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se ende janë duke biseduar me Rusinë lidhur me një bashkëpunim për dekadat e ardhshme, rreth një programi të përbashkët për çmontimin e armëve kimike dhe bërthamore.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland tha se Moska dëshiron ta ndërprerjë bashkëpunimin me Programin për Reduktimin e Kërcënimeve.

Ky program, për të cilin janë shpenzuar miliarda dollarë nga taksapaguesit amerikanë, kishte filluar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, për ta ndihmuar Rusinë rreth çështjes së armatimit, e cila në atë kohë kishtë vështirësi ekonomike.

Më shumë se 7500 raketa janë çmontuar, ndërsa janë siguruar materialet e zbërthyeshme.
XS
SM
MD
LG