Ndërlidhjet

Në Bali u kujtuan viktimat e bombardimeve


Ilustrim
Ilustrim
Në ishullin Bali të Indonezisë sot u shënua 10 vjetori i bombardimeve të vitit 2002, ku mbetën të vrarë 202 njerëz.

Pjesëmarrës nga Australia, Indonezia dhe Zelanda e Re kujtuan heroizmin e viktimave dhe deklaruan se terroristët kanë dështuar.

Masat e sigurisë për këtë ngjarje në Bali ishin mjaft të ashpra, pasi autoritetet kishin paralajmëruar më herët këtë javë se militantët mund të planifikonin ndonjë sulm.

Të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave u mblodhën në ceremoninë e sotme, duke ndezur qirinjë, kënduar këngë dhe duke lexuar poezi.
XS
SM
MD
LG