Ndërlidhjet

Sot shpallet fituesi i Nobelit për Paqe


Tawakkol Karman - Fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2011

Tawakkol Karman - Fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2011

Sot në Oslo të Norvegjisë pritet të shpallet fituesi i çmimit Nobel për Paqe, për vitin 2012.

Kristian Berg Harpviken nga Instituti Kërkimor i Paqes në Oslo tregoi të preferuarit e tij, që shpreson ta fitojnë këtë çmim.

“Favoriti im për vitin 2012 është Gene Sharp, një nga dijetarët më të njohur në botë, i cili bën thirrje kundër dhunës. Kandidati i dytë që do të doja ta fitonte këtë çmim është Radio Echo nga Moska, ndoshta bashkë me redaktorin e saj, për kontributin e dhënë në inkurajimin e diskutimit të hapur dhe lirisë së mediave në Rusi. Ndërsa kandidati i tretë, është sërish nga Rusia. Organizata ‘Memorial’ dhe një nga anëtaret e saj të njohura, Svetlana Gannushkina, kanë dokumentuar shtypjen dhe abuzimin që po bëhet në Rusi dhe vendet përreth”, ka thënë Kristian Berg Harpviken.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka pranuar sivjet nominimet e 188 individëve dhe 43 organizatave për këtë çmim.
XS
SM
MD
LG