Ndërlidhjet

Në Uzbekistan konfiskohen 20 kg opium të papërpunuar


Opium i papërpunuar

Opium i papërpunuar

Autoritetet e Uzbekistanit thonë se i kanë ndaluar përpjekjet për të kontrabanduar një sasi të konsiderueshme të opiumit në Uzbekistan, nga vendi i tyre fqinj, Taxhikistani.

Komiteti Kombëtar i Sigurisë i Uzbekistanit tha se rojet kufitare kanë gjetur sot më shumë se 20 kilogramë të opiumit të papërpunuar, në një makinë që po e kalonte kufirin.

Kontrollimi u bë në rajonin Urgut të Uzbekistanit, një distrikt që e lidhë këtë shtet me Taxhikistanin.

Ky konfiskim vjen një ditë pas nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Uzbekistanit dhe Administratës amerikane për Përforcimin e luftimit të Drogave.
XS
SM
MD
LG