Ndërlidhjet

logo-print

Përmirësohet gjendja e vajzës pakistaneze


Malala Yousafzai në një spital ushtarak në Rawalpindi

Malala Yousafzai në një spital ushtarak në Rawalpindi

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze ka bërë të ditur se 14 vjeçarja, e cili u sulmua me armë nga talibanët, ndodhet në një gjendje “të kënaqshme”, por kujdesi në ditët në vijim dështë thelbësor.

Major gjenerali Asim Saleem Bajëa tha sot se Malala Yousufzai po mbahet nga aparaturat mjekësore por ende nuk i është kthyer vetëdija.

Mjekët e saj mbetet të vendosin se deri kur do të rrijë nën këtë lloj të mbikqyrjes mjekësore. Ata kanë bërë të ditur se rrahjet e zemrës dhe shtypjen e gjakut i ka në konditat e normales.

Vajza pakistaneze, e cila kishte fituar famë ndërkombëtare për shkak të ditarëve të saj për mizoritë e talebanëve, ishte lënduar më herët këtë javë nga një sulmi i talibanëve, në kohën kur ishte duke u kthyer nga shkolla e saj.

Gjatë dy viteve të fundit Malala Yousufzai kishte fituar çmime vendore dhe ndërkombëtare për përshkrimin e gjendjes së popullit të saj, përmes blogjeve për BBC në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG