Ndërlidhjet

FMN-ja kërkon fokusim në rritjen ekonomike


Christine Lagarde - Shefe e FMN-së

Christine Lagarde - Shefe e FMN-së

Shtetet nuk duhet ta sakrifikojnë rritjen e tyre ekonomike për hir të masave shtrënguese, u ka thënë sot liderëve ndërkombëtar të financave, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Ajo ka kërkuar që ritmi i punës në zvogëlimin e borxhit nga shpenzimet duhet t’i ndihmojë të papunët që të kthehen në vendet e tyre të punës.

Gjatë një takimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Tokio, Legarde tha se ajo është optimiste për perspektivën e një shërimi global, përderisa ka paralajmëruar kundër kthimit prapa në reformat e nevojshme, për ta parandaluar një krizë të ardhshme financiare.

“Prioriteti i parë është tejkalimi i krizës dhe rikthimi i rritjes ekonomike, veçanërisht në dhënien fund të ngritjes së shifrave të të papunëve”, ka thënë Lagarde.
XS
SM
MD
LG