Ndërlidhjet

Kacin: Raporti për Kosovën – mesazh i fuqishëm


Jelko Kacin
Jelko Kacin
Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka deklaruar se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën paraqet mesazh të qartë se “perspektiva e anëtarësimit në BE është e qartë dhe e fuqishme”.

Mëtutje, në një deklaratë të tij për media, zoti Kacin theksoi se “Opinioni i Komisionit që BE mund të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën është një hap shumë i rëndësishëm”.

Sipas tij, qeveria në Prishtinë duhet të “përforcoj përpjekjet për krijimin e qeverisjes së sundimit të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, ndërsa zhvillimi ekonomik dhe zvogëlimi i numrit të të papunësuarve ndërlidhet drejtëpërsëdrejti me suksesin në këtë fushë”.

Mëtutje, Jelko Kacin thotë se Komisioni Evropian me këtë raport “ka konfirmuar përsëri që ndarjet e reja në Ballkanin Perëndimor, sipas vijave etnike, nuk janë të mundshme” dhe se “Kosova do të mbetet një tërësi politike dhe administrative në tërësinë shtetërore të decentralizuar dhe moderne, që krejt pakicave u garanton të drejtat e tyre”.

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, theksoi se “shoqëria multikulturore, multietnike dhe multifetare në Kosovë, është në BE argument i fuqishëm, të cilin duhet promovuar me zell në Kosovë, në shtetet anëtare dhe shtetet anëtare të ardhshme”.
XS
SM
MD
LG