Ndërlidhjet

Degert: Integriteti i Kosovës, të mos e largoj Serbinë nga reformat


Vincent Degert
Vincent Degert
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, tha sot në Beograd se përmendja e integritetit territorial të Kosovës, në Strategjinë e zgjerimit të Komisionit Evropian, nuk duhet ta largoj vëmendjen nga reformat, të cilat Serbia duhet t’i zbatoj.

Gjatë paraqitjes së raportit të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë drejt integrimit në BE, zoti Degert, tha se duhet të filloj dhe të përparoj dialogu Beograd – Prishtinë.

Këto komente ishin jehonë e deklaratave të djeshme të komisionarit për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefan Fyle, gjatë vizitës në Beograd, se “ndarja e Kosovës nuk është në tavolinë”.
XS
SM
MD
LG