Ndërlidhjet

Bullgari: Shtetësi për investim prej 100 mijë eurosh


Pamje e Shtëpisë së Operas në S. Zagora në Bullgari
Pamje e Shtëpisë së Operas në S. Zagora në Bullgari
Investitorët e jashtëm, që investojnë 100 mijë euro në Fondin Kombëtar të Bullgarisë për Inovacione (FKBI), mund të fitojnë shtetësi bullgare, ka vendosur sot parlamenti i këtij vendi.

Në leximin e parë deputetët e kanë miratuar amandamentin në ligjin me të cilin parashihet nxitje e investimeve dhe dhënie të shtetësisë bullgare personave të jashtëm, që investojnë së paku 200 mijë levë në FKBI.

Por, që ligjit të bëhet fuqiplotë duhet të miratohet edhe në leximin e dytë.
XS
SM
MD
LG